“Jo në emrin tim” është mesazhi i tifozëve në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë. Mesazhi shpreh solidaritet me UÇK-në dhe ish-pjesëtarët e saj, në një kohë kur çështja e luftës së Kosovës dhe proceset ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së vijojnë të jenë në vëmendje.

Vetëm pak ditë më parë, katër ish-krerët e UÇK u dënuan padrejtësisht në Hagë. Theksojmë se në “Air Albania”, nuk mungojnë thirrjet “Kosova është zemra e Shqipërisë”.

 

 

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb