Kenia është përfshirë nga protestat. Dy persona kanë humbur jetën. Protestat janë zhvilluar kundër vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vendosur në karantinë qytetarët amerikanë të ekspozuar ndaj Ebolës në një bazë ushtarake në Kenia.
Zyrtarë të lartë amerikanë njoftuan javën e kaluar se SHBA-të po krijojnë një strukturë në Kenia për qytetarët amerikanë që janë ekspozuar ndaj virusit Ebola. Në bazë të këtij vendimi personat e ekspozuar ndaj Ebolës, do të karantinohen atje dhe nuk do të transportojnë njerëz me simptoma në SHBA.
Kjo ka shkaktuar reagim të fortë nga vendasit të cilët kanë kundërshtuar këtë vendim duke u ngritur në protestë e cila u shoqërua me përplasje e tensione.
Por Presidenti William Ruto e mbrojti planin e SHBA-së, duke thënë se ai ishte pjesë e një përpjekjeje më të gjerë kombëtare për përgatitje dhe një partneriteti afatgjatë shëndetësor me Uashingtonin.
Javën e kaluar, Kenia miratoi një kërkesë të SHBA-së për të ngritur një qendër në një bazë të forcave ajrore në Kenian qendrore për amerikanët që mund të jenë ekspozuar ndaj Ebolës.
Hundreds of people took to the streets of Nanyuki in central Kenya to protest moves by the United States to set up an Ebola quarantine facility at a military base there https://t.co/MMe3kUMAn1 pic.twitter.com/aewFmFpxK7
— Reuters (@Reuters) June 2, 2026
