Aeroporti Ndërkombëtar i Kuvajtit  u godit nga dronë iranianë duke plagosur disa persona, njoftuan forcat e armatosura të vendit.

“Dronët shënjestruan sot terminalin e pasagjerëve (T1) të Aeroportit Ndërkombëtar të Kuvajtit, si pjesë e një sulmi iranian, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe lëndime në njerëz”, thanë forcat e armatosura në një reagim në platformën X.

Autoriteti i aviacionit civil pezulloi trafikun ajror dhe fluturimet u devijuan në aeroporte të tjera, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve Kuvajtiane Kuna.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: