Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj në fjalën e tij në Kuvend, u ndal te protesta që po zhvillohet prej disa ditësh në Tiranë.

Shehaj u shpreh se duhet të japin llogari ndaj qytetarëve për abuzimet për vjedhjet. Dhe se është e turpshme që i quajnë protestuesit agjentë apo nazistë në vend që të punojnë për t’i dhënë përgjigje.

Shehaj shtoi se kryeministri duhet të jetë i pranishëm në seancë dhe jo të akuzojë protestuesit.

“Seancën e kaluar është shkelur procedura sepse mu mohua e drejta e fjalës sepse do të flisja këtu ku të gjithë sulmoni të rinjtë që kanë dalë të protestojnë kundër jush dhe kundër këtij Kuvendi, e jo vetëm që nuk e dëgjoni apo mbështesni, por edhe i sulmoni. Nazistë, serbë, grekë i quani, dje u ccuat edhe policinë t’i ndaloni, turp! Nuk e bllokoni dot Kuvendin për interesin tuaj. Nuk vazhdohet kështu duhet llogaridhëniet për vjedhjet.
Kryeministri duhet të vijë këtu të japë përgjigje e jo të mbledhë grupin e PS dhe të sulmojë proetstuesit, skandal kjo që po bëni për të fshehur vjedhjet tuaja. Keni nisur tani edhe me polici private. Mjaft u pasuruat Mjaft është mjaft!”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb