Deputeti Enno Bozdo në fjalën e tij Kuvend, bëri thirrje që qeveria të tërhiqet nga ligji për “investitorët strategjikë”.
Ai theksoi se është shumë e rëndësishme që qeveria të reagojë dhe të mos betonizojë Shqipërinë siç ka vazhduar deri më tani.
“Dëmi që i ka bërë aeroporti i Vlorës Nartës, është një dëm që do rëndojë gjatë mbi Nartë. Ajo gjë u bë vetëm për babëzi. Keni në dorë të ktheni ligjin për investimet strategjike. Si është bërë bregdeti i jugut, i betonizuar, është bërë si hoje blete. Kush e bëri këtë? Ne në opozitë apo ju? Keni në dorë të tërhiqni këto ligji, bëjeni tregoni që nuk jeni ata që qëndroni pas këtyre…Keni të dorë të mos betonizoni Shqipërinë… Se s’kemi ku çojmë lekët e parave të pista…dhe ju flisni për turizëm, mjedis…”, tha ai.
