Roland Garros 2026 dhuron surpriza të mëdha në fazën çerekfinale. Numri një i botës, Aryna Sabalenka, i jep lamtumirën turneut pas një përmbysjeje të pabesueshme nga rusja Diana Shnaider.
Tenistja bjelloruse kishte marrë kontrollin e plotë të ndeshjes, duke fituar setin e parë 6-3 dhe duke udhëhequr 5-3 në të dytin. Por në momentin vendimtar erdhi një rënie e papritur në lojën e saj. Shnaider përfitoi nga situata, fitoi dhjetë game radhazi dhe përmbysi gjithçka për të triumfuar me rezultatin 3-6, 7-5, 6-0. Për tenisten ruse bëhet fjalë për kualifikimin e parë në gjysmëfinalet e një turneu Grand Slam, ku tashmë do të përballet me polaken Maja Chwalinska.
Ndërkohë, përfundon në mënyrën më të dhimbshme aventura e Matteo Berrettinit në Paris. Tenisti italian u detyrua të tërhiqej për shkak të një problemi fizik gjatë përballjes çerekfinale kundër Matteo Arnaldit.
Berrettini e nisi ndeshjen me ritëm të lartë, duke kaluar menjëherë në avantazhin 3-0. Megjithatë, Arnaldi reagoi, rikuperoi disavantazhin dhe arriti të fitojë setin e parë me rezultatin 7-5. Në setin e dytë, tenisti nga Liguria mori kontrollin e lojës dhe u shkëput në 5-2, ndërsa Berrettini, pas ndërhyrjes së stafit mjekësor dhe disa përpjekjeve për të vazhduar, u detyrua të ndalonte ndeshjen.
Kështu vazhdon rrugëtimi i jashtëzakonshëm i Matteo Arnaldit, i cili kishte mbërritur në Roland Garros si numri 104 i renditjes ATP dhe tashmë ndodhet vetëm një hap larg finales. Në gjysmëfinale ai do të përballet me bashkatdhetarin Flavio Cobolli, duke garantuar praninë e një tenisti italian në finalen e turneut parizien.Cobolli nga ana e tij mundi një prej rivalëve për titull, sikundër ishte kanadezi Auger Aliassime, duke triumfuar në 4 sete 6-4; 4-6; 4-6 dhe 4-6, në një përballje që zgjati 3 orë e 26 minuta.
