Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo në fjalën e tij në Kuvend, është ndaluar te rëndësia e Paketës së Maleve. Gjatë fjalës së tij ai shpjegoi se Paketa e Maleve aplikohet në nivel vendor dhe se është një instrument që i shtohet bashkisë së vendit. Dhe se sipas tij është krijuar për të ndihmuar zhvillimin lokal.
Më tej nënvizoi se po monitorojnë të gjithë situatën dhe duke bashkëpunuar me të gjithë dhe se do të krijojë më shumë vende pune.
“Zbatimi i paketës së Maleve nuk cënon të drejtën private. Duke iu referuar ligjit dhe jo thashethemeve, përcaktohen kriteret që duhet të plotësojë kërkesa e depozituar nga secili prej individëve. Paketa e Maleve aplikohet në nivel vendor dhe është një instrument i shtuar në bashkitë e vendit për të krijuar zhvillim lokal. Pra momenti që bëhet aplikimi në bashki dhe bashkia bën verifikimet është e detyruar të bëjë shpallje publike në 45 ditë”, tha ai.
