51-vjeçari përfundon në urgjencën e spitalit të Sarandës me plagosur, niset drejt Tiranës
Një person është paraqitur në spitalin e Sarandës, me plagë thike.
Albert Çobani, është sjellë i plagosur me thikë rreth orës 04.00 të mëngjesit në urgjencën e spitalit të Sarandës. I plagosuri ishte goditur me thikë në mushkërinë e majtë. Pasi mori mjekim në spitalin e Sarandës, 51-vjeçari u transportua drejt Tiranës për mjekim të specializuar.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
