Pas një edicioni mjaft pozitiv, ku Vora arriti të sigurojë qëndrimin në elitë me një paraqitje bindëse, drejtuesit e klubit kanë nisur menjëherë punën për rindërtimin e organikës së skuadrës për sezonin e ri. Synimi është i qartë: një ekip më i fortë, më konkurrues dhe me objektiva më ambiciozë se thjesht mbijetesa. Deri tani, klubi ka konfi rmuar rinovimin e pesë futbollistëve dhe ka zyrtarizuar 11 largime, ndërsa është regjistruar edhe afrimi i parë i merkatos verore.

Projekti i ri i Vorës pritet të ndërtohet mbi një balancë mes lojtarëve me eksperiencë dhe elementëve të rinj, duke rritur cilësinë dhe konkurrencën në çdo repart. Në planin e rinovimeve, Vora ka blinduar disa prej elementëve kryesorë të sezonit të kaluar. Portieri Shkëlzen Ruçi, mbrojtësi qendror Dajan Shehi, mbrojtësi i majtë Jurgen Vrapi, mbrojtësi i djathtë Henri Zuna si dhe kapiteni Mario Barjamaj kanë rinovuar kontratat dhe do të jenë pjesë e projektit të ri. Ndërkohë, në kampin vorak janë regjistruar edhe disa largime të rëndësishme, të cilat kanë prekur pothuajse çdo repart të skuadrës.

LARGIMET – 11 lojtarë që mbyllin aventurën me Vorën. Serjan Repaj ishte një nga largimet e para të bujshme, pavarësisht se kishte kontratë deri në vitin 2027. Ai u transferua te klubi ukrainas Epicentr Kamianets-Podilskyi, duke hapur një tjetër kapitull në karrierën e tij jashtë Shqipërisë. Enis Fazllagiç, mesfushori nga Shkupi, nuk arriti të justifi kojë pritshmëritë dhe u largua pas një sezoni me performancë të luhatshme. Xhuljo Tabaku, ish-kapiteni i Vorës dhe një nga fi gurat kyçe në ngjitjen historike të skuadrës në elitë, mbylli një cikël të rëndësishëm me 83 ndeshje dhe 8 gola.

Ai pritet të vazhdojë karrierën te Karmiotissa në Qipro, ku do të sjellë eksperiencën e fituar në Shqipëri dhe Gjermani. Manfredas Ruzgis, sulmuesi lituanezo-gjerman që u bë hero i sezonit të ngjitjes me 24 gola, largohet pas një dëmtimi që ndikoi ndjeshëm në aventurën e tij në elitë. Ai do të rikthehet në vendlindje për të luajtur me Suduva në Lituani. Patrik Bardhi është ende në pritje të një vendimi fi nal, me interes nga Vllaznia dhe Pogradeci, por pa një zyrtarizim konkret deri tani. Irgi Kasalla, golashënuesi më i mirë i Vorës me 13 gola, ka fi rmosur me FC Kolos Kovalivka në Ukrainë, duke u transferuar në një kampionat më të fortë pas një sezoni shumë të mirë. Segerso Geci, pas 44 ndeshjesh dhe 3 golash, pritet të transferohet te Pogradeci, ku do të ketë rol të rëndësishëm në projektin e ri të skuadrës liqenore. Fatmir Prengaj, 24 vjeçari sulmues, është zyrtarizuar te Besa e Kavajës, duke sjellë eksperiencën e tij në elitë në shërbim të objektivave të klubit kavajas. Veç tyre janë Luis Felipe Vinicius Cesar, dhe Chibuike Prestige.

AFRIMET – Në anën tjetër, Vora ka zyrtarizuar vetëm një afrim deri tani: mbrojtësin 24-vjeçar fi erak Ersildjo Asllanaj, i ardhur nga Apolonia, i cili pritet të forcojë repartin difensiv.

Screenshot 2026-06-05 202959

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb