Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, për “dekorimin” e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja.

Duke iu pyetur përgjigjes së një qytetari gjatë komunikimit online në rrjetet sociale, Berisha tha se Çyrbja ishte shpallur “fisnik” i Partisë Socialiste, ndërsa e akuzoi se kishte shërbyer si informator për Altin Hajri.

“Po në Durrës u shpall fisnik i PS Jurgis Çyrbja, ish- deputeti socialist që shërbente si informator i Altin Hajrit, vrasësit që ndau në copa trupin e Jan Prengës në lokalin e tij. Çyrbja e informonte për çdo lëvizje të policisë. Rama ditën që mbante fjalimin në Bruksel, i dorëzon pallaskën me Blendi Klosin në qafë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb