Marshim që nuk ndalet. Mijëra qytetarë kanë protestuar në Tiranë, që prej orës 18:00.
Dukë valëvitur flamuj kuq e zi, vijojnë me thirrjet “Revolucion”. “Shqipëri e Re”; “Edi Rama ka maru”, “Pa Rini nuk ka Shqipëri”.
“Opozita jemi ne”, jehojnë thirrjet e tyre. Protesta ka vijuar prej më shumë se pesë orësh. Ndërsa janë shprehur se nuk do të ndalen protestat, duke bërë thirrje “Nesër edhe më shumë”.
