Diaspora i është përgjigjur thirrjes së shqiptarëve që prej ditësh protestojnë në Tiranë, para Kryeministrisë. Edhe dje shqiptarët në Bolonjë u ngritën në protestë, ndërsa lëshuan thirrje kundër qeverisë dhe vetë kryeministrit Rama.

Ata kërkuan dorëheqjen e tij.

“Më tha gjyshja; ç’të duhet që do të dalësh?! Po do dal se po më nxjerrin nga shtëpia. Një fëmijë i vogël këtu tha; Rama ik, që të vi unë. Kaq na duhet. Në Shqipëri nuk ka ilaçe, nuk ka analiza. Nuk është vetëm Narta dhe Zvërneci. Nuk ka gjë më të keqe se të përzësh fëmijët nga shtëpia, se ne kemi ikur në emigrim. Nuk ka meritokraci në Shqipëri, fiton miku dhe i forti. Jo i zoti. Ndaj jemi këtu! Zoti kryeministër, ajo është shtëpia jonë. Këta qytetarë që janë këtu, do të vinë aty. Ajo zyrë aty është e jona. Tani merr rraqet dhe ik në Surrel”, tha një i ri, duke ngritur në peshë zemrat e të gjithë të pranishmëve në protestë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: