Mesfushori i Atalantës, Ederson, është thirrur nga trajneri Carlo Ancelotti për t’iu bashkuar kombëtares së Brazilit në Botërorin 2026, pas dëmtimit të Wesley-t, i cili u detyrua të tërhiqej nga turneu.
Pas marrjes së lajmit, futbollisti brazilian shprehu emocionet e tij, duke e cilësuar grumbullimin si një nder të madh dhe duke i dedikuar një mesazh mbështetjeje bashkëkombësit të tij të dëmtuar.
“Jam i nderuar që do të përfaqësoj Brazilin. Një mendim shkon për Wesley-n, të cilit i uroj rikuperim sa më të shpejtë”, deklaroi Ederson. Për mesfushorin e Atalantës, kjo do të jetë pjesëmarrja e parë në një Kupë Bote me fanellën e “Seleçaos”.
