Trajneri Ivan Gvozdenoviç foli pas ndeshjes që Elbasani fitoi ndaj Egnatias. Një takim i cili solli 3 pikët e para për këtë sezon.

“Sot ishte një fitore shumë e rëndësishme dhe shumë e bukur për ne. Kjo ishte një fitore ëpr tifozët tonë sepse sot ishte ndeshja e parë me tifozët. Ne jemi shumë të kënaqur dhe të lumtur sepse pas Dinamos ishte një javë shumë e vështirë për ne. çunat i meritonin të gjitha sepse ata reaguan shumë mirë në fushë. Me një fitore si sot mund të them se jemi pak më qetë. Prapë kemi javën tjetër Tiranën. çdo javë është e rëndësishme. Qetë jo unë, por lojtarët. Ata tani fitojnë besim. Jemi skuadër e mirë, mund të fitojmë kundër një skuadre kampione si Egnatia.

Titulli dhe Kupa e sezoni i kaluar? Ishte momenti i keq për ne. Gjysmëfinale e Kupës dhe pastaj Final Four, por ky është futbolli. Sot ishim shumë agresivë te fusha, brenda rregullave të futbollit. Erdhi një fitore shumë e bukur kundër një skuadre që ka shumë cilësi. Unë bëra pak shaka me stafin sepse kur filloi zëvendësimet Egnatia, nuk mund të kuptohej se kush është lojtar nga pankina apo fomacion. Jemi të lumtur, tani kemi një ditë pushim nesër. Pastaj java e Tiranës.

Sot erdhi një fitore në javën e katërt. Kemi nevojë për vazhdimësi. Mund të gjykojmë pas javës 5-6-7. Kam besim se do vazhdojmë kështu. Sot është formula për ne. Një skuadër me moshë mesatare 21-23. Vitin e kaluar ishim 28 apo 29. Kemi nevojë për besim, vazhdimësi dhe të vazhdojmë në stërvitje kështu. Koha do tregojë, por jam shumë optimist”, u shpreh Gvozdenoviç për mediat.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb