Protestë që nuk ndalet. Tirana është në këmbë në ditën e saj të 10 e cila proteston kundër kryeministrit Edi Rama.
Shqiptarët bëjnë thirrjet që Rama të largohet.
“Na thanë se janë 2 mijë veta. Na vjen keq që ju kemi prish gjumin si kryeministrit si atij që pretendon se drejton opozitën. Kanë marrë peng vendin prej 35 vitesh. Ne jemi më të fortë se kurrë që ta bëjmë Shqipërinë për të jetuar me dinjitet në këtë shtet. Jemi pa parti politike dhe thirrja Rama në burg, Berisha në burg jehon”, u shpreh një tjetër protestuese.
