Ditën e djeshme, në protestën e dhjetë masive që u organizuar në sheshin përpara Kryeministrisë, një “zë” të veçantë patën edhe fëmijët.
Ndërkohë që prindërit kërkonin largimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama si dhe artikuluan pakënaqësitë e akumuluara që po shkaktojnë kërkimin e revolucionit, të vegjlit zgjodhën mënyrën e tyre për t’u bërë pjesë e tubimit, duke vizatuar dhe pikturuar në bulevard.

