Gjyqtari Omar Artan u kthye në Somali, pas ndalimit të hyrjes së tij në Shtetet e Bashkuara.

34-vjeçari pritej të bëhej somalezi i parë që do të gjykonte në fazën finale të një Botërori, por nuk ndodhi kështu. Atij iu refuzua hyrja në  Amerikë, në aeroportin e Miamit, pavarësisht se mbante një pasaportë diplomatike dhe një vizë amerikane.

“Jam shumë, shumë i dëshpëruar. Kam pasur letrat e duhura dhe çdo gjë. Kam pasur vizën e duhur. Jam thjesht një gjyqtar futbolli që mundohet të jetojë ëndrrën e tij, ëndrrën më të madhe të jetës, të vijë në Kupën e Botës! Mendoj se kanë probleme me vendin tim”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb