Protesta në Tiranë sa vjen e bëhet edhe më masive. Në ditën e 11 të revoltës së tyre, shqiptarët kanë mbushur Bulevardin drejt Kryeministrisë në një tubim madhështor, siç nuk është parë në asnjë protestë tjetër. “Më 10 qershor 1878 kombi mblodhi shqiptarët në çdo cep. Sot në përvjetorin e 148 në bijtë e tyre jemi po në të njëjtën situatë. Atdheu jon është në rrezik, ndaj jemi këtu, jemi bashkuar për të mbrojtur Shqipërinë nga këta pushtues. Për të mbrojtur, trojet tona, natyrë, për të ardhmen tonë. Sot ne do e bëjmë Shqipërinë një komb të denjë për të jetuar me dinjitet e krenari, një vend ku respektohen të drejtat tona”, tha një protestuese.
