Protestuesit kanë mbërritur tashmë para Kryeministrisë, në protestën kombëtare ku kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është “pushtuar” nga qindra mijëra qytetarë, që kërkojnë revolucion dhe largimin e kastës së vjetër politike.

“Nga Çamëria në Mollë të Kuqe, jemi shqiptarë”, “Nuk i ke larë hesapet me studentët”, “Shqipëria nuk është në shitje”, “Rama jep dorëheqjen”, “O sot o për 148 vjet”, janë disa nga pankartat që qytetarët mbajnë në duar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb