“Të gjithë bashkë në këtë shesh”, “Shqipëri e Re”; janë këto thirrjet në protestën e sotme madhështore në Tiranë,
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Një protestues teksa mori fjalën e tij, propozoi që të krijohet një Kuvend Kombëtar
“Një nga debatet kanë qenë që nismëtarët të dalin apo jo? Unë jam që për të shpëtuar protestën nismëtarët të shpallen dhe më pas të ngrihet një Kuvend kombëtar nga të gjitha grupet, të gjitha krahinat. Kjo është domosdoshmëri sepse protesta nuk mund të vazhdojë pafundësisht. Nëse kjo protestë humbet do të instalohet një diktatorë 10 herë me egër si kjo që kemi. Për të sjellë Shqipërinë e re, dihet të instalojmë një sistem të ri. Të bëhen bashkë me një tryezë të madhe. Na duhet një tryezë kombëtare, një Kuvend Kombëtar. Ju bëj thirrje të gjithëve që jeni në shesh, të mos e nënvlerësojnë. Ejani të ngremë një Kuvend kombëtar gjithëpërfshirës, përveç sistemit të vjetër dhe përveç atyre forcave që duken si të reja po nuk janë”, tha ai.
