Gazetari Renaldo Salianji i është bashkuar protestës në Tiranë. Në këtë tubim madhështor, gazetari Salianji bëri thirrje që shqiptarët të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos përçahen, të mos heqin dorë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
“Kurrë nuk mund ta mashtrojnë dot një popull të tërë për gjithë jetën dhe ne kurrë nuk mund të pranojmë dot të mashtrohemi nga këto politikë. Shqiptarët po kërkojnë një Shqipëri të re, një Shqipëri ku nuk është turp të jesh i ndershëm. Ne duhet ta ndryshojmë dhe të sjellim një Shqipëri të re. Sot jemi zëri i të gjithë atyre që nuk kanë mundësinë të na vijnë të na ndjekin, jemi zëri i gjyshërve që i ka marrë malli për nipërit e tyre. Kanë vjedhur edhe paratë e ilaçeve të kancerit të fëmijëve. Ky revolucion është për fëmijët tanë, fundi i një diktature është kur askush nuk ka më frikë nga kjo diktaturë”, tha ai.
