Shqiptarët prej 11 ditësh protestojnë kundër qeverisë Rama. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është tejmbushur nga qytetarët, dhe kërkojnë largimin e Ramës.
Një qytetar nga Shijaku, u shpreh se pushteti ka shkatërruar familjet dhe se nuk ka punuar për familjen shqiptare por vetëm për të vjedhur.
“Me shpirt jemi në protestë, por na sheh partia. Jam këtu për të folur edhe për ato. Edhe ato i kanë shqetësimet si ne, por kanë frikë ta shprehin. Ku janë ato artistët, ku janë ato garipët, që nëpër video-klipe nxjerrin armë…Janë fajtorë që kanë degjeneruar rininë shqiptare. Ke frikë të shkosh në shkolla se ka dhunë e degjenerim, por nuk janë ato fajtore. Edhe familja po shkatërrohet…Këta kanë shkatërruar familjen shqiptare.
