Qëndresë, energji, të vendosur në kauzën e tyre, qytetarët vijuan marshimin në kryeqytet për 3 orë me radhë. I gjithe tubimi zgjati mbi 5 orë e 30 minuta.
Më thirrjet “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Bashkohuni me ne”, “Opozita jemi ne”, “Shqipëri e Re”, “Revolucion”, “Rama në burg, Berisha në burg”, vijon protestë-marshimi në të gjithë kryeqytetin.
Pjesëmarrja është historike ka tejkaluar çdo pritshmëri.
Protesta në Tiranë nisi në sheshin “Skënderbej”, vijoi drejt Kryeministrisë ku u mbajt tubim për disa orë, për të nisur më pas marshimin në rrugët e kryeqytetit.
Protestuesit kanë bërë thirrje që qytetarët t’i bashkohen revoltës së tyre edhe në ditët në vijim. Ndërsa nesër pritet që të mbahet protesta e radhës.
