Protesta e djeshme kombëtare në kryeqytet ka marrë vëmendje edhe në rrjetet sociale, ku janë shpërndarë pamje nga pjesëmarrja e lartë e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Mes atyre që kanë ndarë materiale nga tubimi është edhe Besiana Kadare, vajza e Ismail Kadaresë, e cila publikoi në rrjete sociale pamje nga sheshi i mbushur me protestues.

Qytetarët e mbledhur në shesh kanë përsëritur thirrjet e tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë, ndërsa kanë vijuar protestën me slogane dhe pankarta kundër sistemit.

Protesta nisi fillimisht në mbrojtje të Zvërnecit, por me kalimin e ditëve është shndërruar në një tubim më të gjerë me kërkesa politike për ndryshim dhe revolucion.

111111111
111111111

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb