Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka mbajtur një fjalim të ashpër në Kuvend, ku ka akuzuar qeverinë dhe mazhorancën për injorim të protestave të fundit në vend.
Shehaj u shpreh se pjesëmarrja e qytetarëve në protesta tregon, sipas tij, një pakënaqësi të thellë ndaj klasës politike, duke kërkuar që institucionet të reflektojnë dhe të respektojnë vullnetin e qytetarëve.
Ai deklaroi se Kuvendi “duhet të shkrihet” dhe se, sipas tij, qytetarët nuk i mbështesin më përfaqësuesit aktualë politikë. Shehaj shtoi se situata politike duhet të çojë në zgjedhje të reja.
“Zbatoni ligjet e Kushtetutën. I shihni njerëzit që kanë dalë apo jo. Ju kalojnë afër shtëpisë apo jo. Janë me dhjetëra mijëra, del Taulanti dhe i tall. Keni shitur Shqipërinë dhe interesin e shqiptarëve në 35 vite, kanë dalë në shesh shqiptarët. Kuvendi duhet të shkrihet nuk ju duan më njerëzit duhet të vijnë t’ju marrin zvarrë.
Taulant kujdes kur kalon afër koshit të plehrave se mund të të marrin e t’ju fusin atje siç kanë bërë në vende të tjera. Do të mbahet mend si qershori i protestave. Mjaft i injoruat dhe ua nxitë jetën qytetarëve. Kur populli ngrihet duhet të shkohet në zgjedhje”, tha ai.
