Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri, në fjalën e tij në Kuvend ka komentuar protestat që po mbahen prej 11 ditësh, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

“Uragani i rinisë do ta marrë para këtë Parlament”, tha ai.

Kapri: Kemi kërkuar të vijë në sallë kryeministri.
Ju refuzoni të respektoni Rregulloren dhe Kushtetutën. U fol për shantazh, nëse po e bën dikush është Taulant Balla. Shiheni këtë foto. Balla ka nxjerrë foto duke shantazhuar dhe rrezikuar jetën drejtorit të Reuters në rajon.

Kjo është e rëndë dhe ky është shantazh. Nuk e kuptoni çfarë po ndodh? Nuk u vjen turp nga kultura politike e të rinjve që po ju nxjerrin jashtë loje?

Nesër Rama ka thirrur një anti-miting vetëm pak larg rinisë shqiptare. Për çfarë festoni për Ballukun, Veliajn, Beqajn, gjysmën e qeverisë në burg apo që e mbushët Kuvendin me përdhunues. Matuni mirë sepse uragani i rinisë do ta marrë para këtë Kuvend të turpshëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb