Protesta në Tiranë vazhdon prej 12 ditësh. Shqiptarët të pakënaqur me qeverinë Rama, kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.

Një i ri i cili i është bashkuar protestës, tha për News24 se ka ardhur nga Gjermania, dhe se do ta mbështesë protestën deri në largimin e kryeministrit Rama.

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër. Gjithë mllefi i akumuluar me dekada të tëra nisë zbrazet në shesh. Unë kam ardhur nga Gjermania për protestën dhe do vij sërish deri sa Rama dhe kjo klasë politike të largohet. Ka pafundësisht shumë të rinj që kanë ardhur nga Diaspora”, u shpreh një tjetër qytetar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: