“Edi Rama jep dorëheqjen”, “Atdheu nuk shitet”, “Rama në burg, Berisha në burg”, janë thirrjet e qytetarëve që ‘jehojnë’ në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Kjo është ndër protestat më madhështorë që janë zhvilluar në vend, duke pasur një numër të lartë pjesëmarrësish.
“Belinda në burg, drejtorët e Tatimeve në burg, edhe Flamur Nokën në burg, kushdo që ka firmosur korrupsion, në burg”, janë këto thirrjet e protestuesve para Kryeministrisë.
