Mijëra qytetarë janë mbledhur poshtë zyrës së Edi Ramës në Kryeministri, në ditën e 12 të asaj që konsiderohet si “Revolucioni i Flamingove”.

Qytetarët prej 12 ditësh kërkojnë revolucion dhe largimin e qeverisë Rama dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama.

“Rama ik”, “Atdheu nuk shitet”, “Shqipëri e Re”, ishin thirrjet që shoqëruan marshimin nga sheshi Skënderbej ku ka nisur fillimisht grumbullimi, deri në mbërritjen para Kryeministrisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb