Mijëra qytetarë kanë mbushur sërish sheshin në qendër të Tiranës, duke vijuar protestat kundër qeverisë dhe duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Mes një atmosfere të ndezur, turma ka shpërthyer në thirrje të njëpasnjëshme: “Dorëheqje! Dorëheqje! Dorëheqje!”, ndërsa pankartat dhe sloganet kundër qeverisë kanë dominuar protestën.

Sheshi ka ushtuar nën thirrjet “Revolucion!”, “Shqipëri e re!” dhe “Mjaft më!”, ndërsa protestuesit kanë deklaruar se nuk do të ndalen derisa kërkesat e tyre të dëgjohen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb