Një tubim madhështor vijon prej 12 ditësh në Tiranë. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Me thirrjet “Rama jep dorëheqjen”, Rama në burg, Berisha në burg”, kjo protestë vijon që prej orës 18:00.
Protestuesit kanë paralajmëruar se më 13 qershor do të organizohet një tubim me një pjesëmarrje edhe më të lartë, ndërsa i bëjnë thirrje Diasporës që të bashkohen në Tiranë, në protestën për rrëzimin e Ramës.
Protestuesit gjithashtu i kanë bërë thirrje drejtësisë që të reagojë. “Dorëheqje, hetim dhe konfiskim i pasurive”, shprehen ata të revoltuar.
“Në Gërdec kam humbur bashkëshortin. Në çdo shtëpi ka padrejtësi që i kemi pasojë e këtij regjimi. Jam ish-punonjëse e Onkologjikut, por edhe vdekja duhet të na vijë me dinjitet…kam vajzën në Austri, përse të jetë ajo në Austri kur mund të ndërtojë të ardhmen në vendin e vet”, u shpreh e moshuara.
