Moti i keq ka përfshirë Greqinë. Vendi është goditur nga shira të rrëmbyeshëm, reshje shiu e breshër.
Autoritetet paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet në orët në vijim, ndërsa një aktivitet intensiv i rrufeve është regjistruar në Atikë .
Gjithashtu është bërë apel që qytetarët të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet në zonat e prekura nga moti i keq.
Një stuhi e fortë ndodhi edhe në pjesët malore të Ksanthit, konkretisht në fshatin Sydini.
