Analisti Shpend Gashi ka bërë publike disa mesazhe që ka marrë në lidhje me protestën që po mbahet prej disa ditësh në kryeqytet dhe jo vetëm. Në një reagim në rrjetet sociale, Gashi theksoi se i kanë mbërritur në telefonin e tij disa mesazhe ku ekspentë të PD tentojnë që të fusin mercnarë për të prishur protestën dhe për ta bërë të dhunshme.

Mes të tjerash ai tha se ka edhe mesazhe që qeveria i bën presion me prezencën administratës, që kjo e fundit të marrë pjesë në antimitingun e PS-së. Ai tha se nëse do të ketë tentativa, këtë herë të rinjtë shqiptarë kanë zënë mat klasën politike në Shqipëri.

“Më vinë mesazhet, që eksponentë të PD-së do të fusin mercenarë për të prishur protestën, që të promovojnë dhunën! Nga ana tjetër më vjen mesazhi që qeveriu, i dërgon presione administratën me listë prezencë në antimitgintun në sheshin Italia. Po i bëj thirrje atyre që mendojnë se mund ta prishin establimishtmentit, po i them disa gjëra, ne kemi zotin dhe Policinë e Shtetit. Jo se na duan neve, por kanë familjarët e vetë.. Çfarë do lloj gjëje të ndodh, jeni shah mat. Sot për herë të parë në luftërat tuaja politike po përballeni me disa të rinj që dinë ta luajnë. Shihemi në protestë. Juve ju ftoj t’i luteni Zotit që kjo të shuhet, pasi lutjet tuaja nuk do të dëgjohen, se Zoti është me ne!”, tha ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by News24 Albania (@news24al)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb