Ditën e sotme do të mbahet tubimi i 15 kundër kryeministrit Edi Rama.
Një protestë siç nuk është parë asnjëherë më parë. Shqiptarët të revoltuar kërkojnë largimin e kryeministrit.
Tirana prej 14 ditësh ka qenë nën ‘pushtetin’ e protestuesve. Por jo vetëm Tirana, protestat janë shtrirë edhe në qytete të tjera në Shqipëri, të cilët njëzëri kërkojnë largimin e Ramës.
Në një intervistë në “News24 Fundjavë”, aktivistët Ali Dizdari dhe aktivisti Bekim Shehu, folën për protestën dhe rëndësinë e saj.
Gjatë intervistës, aktivisti Ali Dizdari u shpreh se qytetarët janë të shqetësuar dhe të irrituar, pasi nuk mund të flitet për investime strategjike, ndërsa rinia shqiptare është larguar.
“Çfarë vlera kanë investimet kur rinia po të ikën. Kush do të përfitojë? Për çfarë do të bëhet”, u shpreh Dizdari.
Gjithashtu gjatë intervistës, ata kanë treguar se studentët janë në këtë protestë dhe se janë të zhgënjyer dhe se nuk kanë pasur mbështetjen.
Më tej janë shprehur se nuk kanë munguar as presionit, por shprehen të bindur në qëndrimet e tyre.
Gjatë intervistës, aktivisti Bekim Shehu shtoi se rinia shqiptare ka pasur mungesë përfaqësie dhe se kanë munguar programet mbështetëse. Gjithashtu nënvizoi se kjo protesta tashmë është bërë zëri i tyre, zëri i studentëve.
“Rinia shqiptare kishte mungesë përfaqësie, dhe protesta u bë zëri i tyre. Të gjithë po shprehin pakënaqësi. Kjo protestë nuk ka pasur ngjyrime partiake dhe kjo është protestë e të gjithëve”, tha aktivisti Shehu.
