Nga “Xhamadani vija-vija” te kënga e të madhes Vaçe Zela, “Rrjedh në këngë e ligjërime”, ishin disa nga momentet e veçanta nga protesta e sotme që po mbahet për të 16 ditë radhazi kundër qeverisë.
Qytetarët teksa marshojnë në rrugët e Tiranës, këndojnë këngët patriotike, për atdheun dhe për të bukurën Shqipëri.
Prej disa ditësh vendi ynë zien nga protestat masive, duke bërë që reagimi qytetar të kalojë dhe kufijtë, kudo ku ka shqiptarë.
