Një valë e të nxehtit pritet të godasë një pjesë të madhe të Francës sot. Vala e temperaturave të larta pritet të shtrihet nga Parisi në qendër-lindje, me temperatura që i afrohen 40°C.

Ndërsa vera zyrtarisht fillon vetëm të dielën, 26 prefektura janë në gatishmëri në nivelin portokalli për valën e të nxehtit, nga rajoni i Parisit në drejtim të lindjes, përfshirë Burgundy-n.

Dhe ky episod i valës së të nxehtit “pritet të zgjasë deri javën tjetër, sipas shërbimit kombëtar meteorologjik Météo-France.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb