Mesfushori Tchouameni ka vlerësuar në maksimum shokun e skuadrës te Franca, Ousmane Dembele.

“Ah, Dembouz është Dembouz… Para së gjithash, ai është një element shumë i rëndësishëm në ekip,” theksoi Tchouameni për Hoppen Media.

“Ai është djali që qesh më shumë, i qetëson të gjithë dhe është gjithmonë me humor të mirë në mëngjes.”

“Dhe në fushë, ai lidh mesfushën dhe sulmin. Ai është një lider në ekipin tonë.”

“Është një privilegj të kesh një fitues të Topit të Artë në ekipin tënd. Nuk e di nëse njerëzit e kuptojnë këtë. Është çmenduri”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: