Protesta 19-të, e zhvilluar para Kryeministrisë u shoqërua jo vetëm me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për ndryshim, por edhe me pankarta kreative, mesazhe ironike që tërhoqën vëmendjen. Pankarta nëpërmjet të cilave shprehej edhe revolta kundër kryeministrit Edi Rama.
Mes dhjetëra pankartave të ngritura gjatë tubimit, ishin “Atdheu nuk Shitet”, “Europë na dëgjon”, “Edi Rama jep Dorëheqjen”, “Rama në burg, Belinda në burg”.
Mesazhet u interpretua nga protestuesit si një shprehje e pakënaqësisë ndaj klasës politike dhe mënyrës së qeverisjes së vendit.
Një tjetër pankartë me simbolikë historike mbante mbishkrimin: “Kemi rrëzuar grekë e
Pankartat ironike dhe format kreative të protestës janë kthyer në një element të zakonshëm të tubimeve publike në Shqipëri, duke shërbyer si mënyrë për të përcjellë mesazhe politike përmes, simbolikës dhe satirës.
Pjesëmarrësit thanë se përmes këtyre mesazheve synojnë të tërheqin vëmendjen e opinionit publik dhe të shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj zhvillimeve politike dhe sociale në vend.
