Belind Këlliçi ka ndarë në Facebook, disa deklarata të kryeministrit Edi Rama që bien ndesh me njëra-tjetrën. Që nga zotimet për përmbushjen e premtimeve të tij, dhe se si pikërisht ato që zotohej nuk i ka përmbushur.

Këlliçi ka sjellë videon që në momentet kur ka hyrë në politikë, për të cilat thotë se tregojnë se sa mashtrime banale janë bërë nga ana e tij.

Statusi:

Një nga mashtrimet banale të Edi Ramës që tregon se që kur hyri në politikë, ai ishte i pavërtetë.

Edi Rama sot pas 3 mandateve si kryebashkiak dhe 13 viteve si Kryeministër, jeton në luks sheikësh.

Janë mbi 1 milionë shqiptarë që kanë lënë dhomat, shtëpitë e tryezat bosh, duke u larguar nga vendi prej qeverisjes së tij.

Çuditërisht, i vetmi i kthyer është vëllai i kryeministrit, vetëm ai la emigrimin dhe gjeti parajsën në atdhe!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: