Aktivistja Ira Kurti ka deklaruar se lëvizja protestuese po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje, duke e cilësuar mobilizimin qytetar si një shenjë të ndërgjegjësimit për nevojën e ndryshimeve në vend.

E ftuar në emisionin “News24 Fundjavë” me Megi Latifin, Kurti tha se pjesëmarrja masive në tre javë revoltë është tregues i pakënaqësive të grumbulluara ndër vite dhe se qytetarët kanë arritur në një pikë ku, sipas saj, “nuk ka më kthim pas”.

Sipas aktivistes, qytetarët janë bërë më të vetëdijshëm për mënyrën se si funksionon sistemi politik dhe për mënyrën e përzgjedhjes së përfaqësuesve në Kuvend.

“Nuk ka gëzim më të madh t’i shohësh të gjithë në shesh për një Shqipëri të re Është një sistem politik i deformuar që ka dekada që është deformuar. Kjo që po ndodh është pika e vlimit. Ne si Arbër jemi mikëpritës e të mirë, por kur vjen ajo pika nuk ka kthim pas. Janë pjekur kushtet njerëzit janë ndërgjegjësuar për sistemin politik e deformuar ku drejtuesit e partive kanë centralizuar pushtetin dhe deputetët janë të emëruar nga krerët e partive jo të zgjedhur nga populli. Protesta po bëhet gjithmonë ë e më e fuqishme”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb