Biznesmeni Erlind Xhindi e ka cilësuar moment historik rrethimin e Kryeministrisë nga qytetarët mbrëmjen e së shtunës, ndërsa ka shtuar se ky moment ishte një një ndjesi “çlirimi” për protestuesit.
Në një intervistë për News24 biznesmeni ka vlerësua sjelljen e policisë së shtetit me qytetarët.
“Ishte një moment historik, duhet falenderuar edhe Policia e Shtetit, ata janë në punë kanë bërë një betim dhe janë solidë, kanë konsumuar me ne ujin dhe ushqimin e shpejtë aty. Momenti i rrethimit të Kryeministrisë ka qenë një çlirim nga ana jonë, na është dukur vetja të zotët e vendit, një mision për një rrugë shumë të bukur. T’i thërrasë mendjes se do të rrethohet nga 1 mln veta i gjithë institucioni”, tha ai.
