Sot mbahet protesta e 24 masive, ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama. Një nga protestuesit, pak para nisjes së marshimit drejt Kryeministrisë, ka deklaruar për News24 se qëndresa qytetare do të vijojë deri në largimin e kryeministrit të korruptuar.
“Kërkesat janë shumë të qarta, dorëheqja e një kryeministri të korruptuar dhe shembja e një sistemi të korruptuar politik, Rama e Berisha duhet të zhduken. Jemi në ditën e 24 të protestës dhe kemi një kryeministër që nuk i përfaqëson më shqiptarët.
Arsimi, punësimi, pagat e ulëta, kushtet skandaloze të punës dhe mungesa e perspektivës për të ardhmen janë arsyeja pse të rinjtë dalin në shesh, kanë dy opsione, largimin ose qëndrimin këtu që ta bëjmë Shqipërinë një vend të jetueshëm, sepse momentalisht nuk është.
Do të jemi çdo ditë në shesh deri në largimin e Ramës, shpresojmë të largohet vetë pa i detyruar qytetarët ta largojnë.
Kësaj klase politike duhet t’i vijë fundi”, tha ai.
