Mbahet sot protesta e 24-të, ku kërkohet dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë së tij.
Gjatë tubimit, protestuesit kanë përsëritur kërkesat e tyre politike, ndërsa kanë bërë të ditur se mobilizimi qytetar do të vijojë edhe në javët në vijim.
Ndërkohë, gjatë protestës është dhënë edhe njoftimi se më 4 korrik diaspora shqiptare do të rikthehet në Tiranë për t’iu bashkuar protestës.
“Kam një njoftim. Qëndrestarët dolën me disa pika. Kemi marrë shumë mesazhe nga diaspora dhe më datë 4 korrik e gjithë diaspora do të jetë këtu”, tha një nga folësit gjatë protestës.
