Momente tensioni kanë shoqëruar protestën. Disa efektivë kanë tentuar të ndalojë një protestues, Dhjetëra prej tyre kanë ndërhyrë për ta arrestuar.
Protestuesi i shtrirë në tokë dhe disa policë e tërheqin zvarrë dhe e largojnë në një tjetër zonë duke mos lejuar asnjë tjetër të afrohet. I riu është goditur barbarisht me shkop gome, me grushte e shkelma nga policët.
Ndërkohë, Forcat të shtuara policie janë të vendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” te Kryeministria. Në drejtim të protestuesve është hedhur gaz lotsjellës në sasi shumë të lartë.
