Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Lefteri Lleshi ka përcjellë një mesazh urimi dhe vlerësimi për të gjithë nëpunësit civilë, duke theksuar rolin e tyre në forcimin e administratës publike dhe garantimin e funksionimit të institucioneve shtetërore.

Në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale, Komisioneri nënvizon se shërbimi civil mbetet një hallkë thelbësore për zbatimin e ligjit, ruajtjen e vazhdimësisë institucionale dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët.

Ajo kujton se Dita Ndërkombëtare e Shërbimit Civil, e shpallur nga Kombet e Bashkuara në vitin 2002, synon të vlerësojë kontributin e shërbimit publik në zhvillimin e shoqërisë dhe mirëqeverisjen, ndërsa falënderon nëpunësit civilë për përkushtimin dhe punën e tyre në shërbim të interesit publik.

Postimi
“Të nderuar nëpunës civilë,

Në Ditën Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, kam kënaqësinë t’ju përcjell urimet dhe vlerësimin tim më të sinqertë për kontributin tuaj të vyer në forcimin e administratës publike dhe në shërbim të interesit publik.

Kjo ditë përbën një moment të veçantë reflektimi mbi rolin e pazëvendësueshëm që shërbimi civil luan në garantimin e funksionimit të institucioneve shtetërore, zbatimin e ligjit, ruajtjen e vazhdimësisë institucionale dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët🇦🇱

E shpallur nga Kombet e Bashkuara në vitin 2002, Dita Ndërkombëtare e Shërbimit Civil vlerëson rolin e shërbimit publik në zhvillimin e shoqërisë dhe mirëqeverisjen.

Ju falënderoj për kontributin tuaj të çmuar në shërbim të interesit publik”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb