Tekniku i Uzbekistanit, Fabio Cannavaro dha mendimin e tij pas humbjes 5-0 ndaj Portugalisë në Botëror.
“U përgatitëm me kujdes. E studiuam Portugalinë, punuam në organizimin tonë mbrojtës dhe folëm shumë për Ronaldon”.
“Por disa lojtarë kanë aftësinë ta ndryshojnë një ndeshje në një moment të vetëm dhe sot Cristiano tregoi saktësisht pse është një nga futbollistët më të mëdhenj në histori”.
“Ronaldo? Dy golat e tij ishin të ndryshëm, por të dy treguan cilësinë e tij. Lëvizja, koha e reagimit dhe qetësia para portës ishin të jashtëzakonshme. Edhe kur mendon se e ke situatën nën kontroll, ai gjen një mënyrë për të krijuar rrezik dhe për të ndëshkuar gabimet”.
“Në moshën që ka, ajo që më bën më shumë përshtypje nuk janë vetëm golat, por edhe mentaliteti i tij. Ai vazhdon të luajë me urinë e një lojtari të ri që dëshiron të dëshmojë veten. Pikërisht ky qëndrim i dallon lojtarët e mëdhenj nga ata legjendarë, si ai”.
