Portugalia dhuroi spektakël në Botërorin 2026, duke mposhtur 5-0 Uzbekistanin. Protagonist absolut ishte Cristiano Ronaldo, i cili realizoi një dopietë dhe udhëhoqi skuadrën drejt një fitoreje bindëse.
Trajneri i njohur shqiptar, Jul Ahmati dha opinionin e tij në emisionin “Botërori Amerikan”.
“Portugalia ka shumë cilësi. Parashikimet janë brenda pritshmërive, kjo është një nga skaudrat pretendente. Gjithçka për momentin është brenda logjikës.
Jo vetëm Ronaldo, por edhe Portugalia ishte më kreative dhe më sulmuese.
Ronaldo, çfarë ndryshon nga Messi? Ronaldo është finalizues. Ai do që një skuadër, të shërbejë sa më shumë ndaj tij. Ai do sa më shumë topa brenda zonës”.
