Në protestën e 104-të, një protestues u ndal të fliste për tema të ndryshme.
“Mirëmbrëma shqiptarë, nuk ka forcë më të madhe se populli. Fëmijet e mi të lindur në Itali, nesër do kërkojnë atdheun. Ne na duhet bashkim, bashkimi ynë është forca më e madhe.
Kushtetuta është shtëpia e shqiptarëve. O ju gjakpirësa, ne nuk kemi rrugë tjetër. Populli nuk harron. Protestat nuk do ndalen, do të vijojnë. Kjo qeveri, në këto vite, na ka shpopulluar dhe na ka bërë copa-copa”, tha ai.
