100-vjetori i Prefekturës së Tiranës, ka mbledhur bashkë figure atë ndryshme publike, ndërsa në fjalët e rastit u vu në dukje, roli historik i këtij institucioni në konsolidimin e shtetit shqiptar dhe zhvillimin e kryeqytetit.

Prefekti Shkëlqim Hajdari theksoi se prefektura është simbol i autoritetit shtetëror, ligjshmërisë dhe shërbimit ndaj qytetarëve.

Në këtë kuadër besoj se zhvillimet e kohës dhe përvoja e fituar ndër vite e bëjnë të nevojshëm fuqizimin e mëtejshëm të rolit dhe kompetencave të prefektit si përfaqësues i Këshillit të Ministrave në qark në funksion të koordinimit institucional, garantimit të ligjshmërisë, mbrojtjes së interesit publik dhe menaxhimit të agjencive civile si dhe të jetës ekonomike, arsimore, sportive dhe kulturore të qarkut.

Në  ceremoninë për 100-vjetorin e Prefekturës së Tiranës, Presidenti i Republikës Bajram Begaj, tha se një shekull histori i Prefekturës përfaqëson një rrugëtim të gjatë përgjegjësie, sfidash dhe transformimesh, paralel me zhvillimin e vetë shtetit shqiptar.

Rolin e prefekturës ndër vite si një institucion i pranishëm në momentet e zhvillimit, por edhe në situata krizash dhe fatkeqësish natyrore, duke kontribuar në stabilitetin institucional.

Në kuadër të 100 vjetorit, u çel edhe një ekspozitë fotografike  ku  u shfaqën fotografi dhe dokumente arkivore që pasqyrojnë historinë dhe veprimtarinë e institucionit përgjatë një shekulli.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb