Një anije cisternë është goditur nga një predhë në ujërat juglindore të Omanit, duke pësuar dëme në urën e komandimit, njoftoi të enjten Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).

Sipas deklaratës së UKMTO-së, incidenti ndodhi rreth 7.5 milje detare në juglindje të zonës së Dahit në Oman.

“Një anije mallrash u godit në anën e djathtë nga një predhë e panjohur, duke shkaktuar dëme në urë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Deri më tani nuk janë raportuar viktima mes ekuipazhit dhe as ndonjë ndikim mjedisor si pasojë e incidentit. Gjendja e anijes dhe e personelit në bord raportohet të jetë e qëndrueshme.

UKMTO bëri të ditur se autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të përcaktuar natyrën dhe origjinën e predhës që goditi anijen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: